AK në Durrës: Një flamur për çdo dritare
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Aleanca Kuq e Zi ka vijuar fushatën “Një flamur për çdo dritare”. Dhjetëra aktivistë të AK-së dega Durrës vendosën në dritaret e qytetit të lashtë flamuj kombëtarë duke finalizuar në këtë mënyrë një tjetër qytet kuq e zi.

I pranishëm në aktivitetin e sotëm të Aleancës Kuq e Zi ishte kryetari i AK Kreshnik Spahiu i cili ka lëshuar disa mesazhe të forta për shtetasit e këtij kombi që kanë vendosur përpara interesave kombëtare ato personale.


“Për 22 vite me radhë politikanët punuan në Shqipëri por jo për Shqipërinë pasi gjithçka e bazuan mbi përfitimet personale në kurriz të shqiptarëve. Sot flamuri i partisë së shtetasit Sali Berisha përdoret për t’u fshehur ndaj tatimeve, taksave dhe për të mbaruar ndërtimet pa leje në Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë dhe kudo ku mafia shtetërore ka vënë dorë për të përfituar materialisht mbi interesat kombëtare të shqiptarëve” deklaroi lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu.


Kreu i lëvizjes politike kuqezi i ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë të largojnë dhe grisin flamujt e PD që janë ngritur në çdo biznes të paligjshëm dhe t’i zëvendësojnë ato më flamuj kombëtarë për ti rikthyer krenarinë simboleve kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori