AK kundër koalicionit Dule-Idrizi: Çam nuk jeni vetëm
Aleanca KuqeZi me anë të një deklarate për mediat ka dalë kundër koalicionit të Partisë Çame me Vangjel Dulen.

Sipas saj, çamët ndjehen kokëulur dhe të braktisur nga kjo marrëveshje politike.

“Çamët e shpërngulur dhe të diskriminuar sot nuk janë vetëm por kanë Aleancën KuqeZi avokate të të drejtave dhe lirive të qytetarëve çam”,-deklaron ajo.

Ak-ja, thekson se koalicioni greko-çam është i paprecedent dhe regjistron hije të zeza në historinë politike.

Ajo vlerëson dhe kërkon integrimin e minoriteteve që të jetojnë të barabartë me shtetasit shqiptar, por konsideron të pandershme dhe spekulative koalicionin greko-çam pa kushte dhe pa parime.

“Për një shekull asnjëherë grekët dhe çamët nuk qeverisën dot sëbashku dhe sot pas 10 vitesh ande asgjë nuk ka ndryshuar dhe çështja çame mbetet ende e pazgjidhur”,-bën me dije për mediat.

Gjithashtu, ajo deklaron se futja pa kushte për të drejtat çame por vetëm me kritere të ndarjes së pushtetit është totalisht jo parimore, dhe me pasoja për interesat kombëtare.

“Çam kudo që jeni largimi nga kauza është një brengë e madhe por askush nuk mund të flasë më në emrin e gjyshërve tuaj që ishin viktima të genocidit të ultranacionalistëve grek”,-bën thirrje Aleanca KuqeZi.

Ndër të tjera, Aleanca ka theksuar se era e pushtetit po i terheq të gjithë drejt ciftit Rama-Meta duke braktisur kauza që të parët tanë i mbrojtën me fanatizëm për një shekull.

“Çamëria është tokë shqiptare dhe askush nuk do mund ta fshij nga historia qoftë edhe me martesa të pamoralshme me grekët”.-thotë ajo

Në fund të deklaratës AK-ja vë në dukje se çamët kanë qenë, janë dhe do mbetën në shekuj KuqeZi.

“Bashkohuni me trenin e patriotizmit që do sjell rotacionin politik dhe do zgjidh përfundimisht çështjen çame dhe atë kombëtare,-përfundon deklarata e saj për mediat.
Shtuar më 01/04/2015, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori