AK kritika ndaj OSBE
Kreshnik Spahiu
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kritikuar punën e OSBE-së sa i përket reformës zgjedhore. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Tiranë AK ftoi të gjithë qytetarët të nënshkruajnë kontratën kuqezi për ti dhënë fund regjimit politik aktual.

Ambasadori OSBE drejton misionin më të madh në Europë me zyra në të gjithë Shqipërinë dhe ka dështuar për dy vjet pa bër asnjë hap në reformën zgjedhore. Ambasadori kryen cdo qokë duke përuruar panaire kafesh, birrash, qoftesh dhe mandje në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira. Ambasadori OSBE duke refuzuar votimin dhe numërimin elektronik ka ruajtur sistemin e vjetër që populli voton dhe Berisha me Ramen numëron dhe OSBE duartroket. Jemi i vetmi vend në Europë me prenzenc kaq të madhe të OSBE dhe nuk realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndrshme”,- deklaroi Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori