AK kërkon rrëzimin e ligjit për privatizimin e Albpetrol
Aleanca Kuqezi u ka bërë thirrje sot deputetëve të mos miratojnë projektligjin për privatizimin e "Albpetrol". Kreu i kesaj partie Kreshnik Spahiu, akuzoi kryeministrin Berisha se “veprën penale” po ua faturon deputetëve pasi ai vetë nuk merr pjesë në votime të tilla.


“Albpetroli nuk mund dhe nuk duhet të shitet, dhe Sali Berisha e di shumë mirë që po kryen një krim prandaj ka zgjedhur mënyrën më dinake, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën, pasi e ka dërguar në parlament për votim dhe nuk e firmos në zyrën e tij, sepse e di shumë mirë që do të ndëshkohet nga drejtësia. Ky njeri nuk ka kurajë ta kryejë vetë privatizimin më anti-kombëtar, dhe të jeni të bindur se ditën e votimit nuk do të jetë në parlament. Kemi në krye një njeri të marrë peng, i cili bën çfarë i thotë mafja, ai dhe të gjithë rreth tije tashmë kanë humbur sovranitetin” deklaroi Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori