AK: Gjergj me ty e fituam Europën, me këta e humbëm
Aleanca Kuq e Zi akuzoi qeverinë gjatë ditës së sotme se po privatizon kalatë pas privatizimit të plazheve dhe parqeve. Duke mbajtur në duar parrulla “Gjergj me ty e fituam Europën. Me këta e humbëm”, mbështetës të shumtë janë tubuar në rrugët e qytetit të Lezhës.


“Qeveria po shet territore, historinë e kulturë e identitetin. Asnjë vend në botë nuk privatizon kalatë. Pas plazheve dhe parqeve po privatizojnë edhe kështjellat. Stop pazareve me historinë e kulturën shqiptare”, u shprehën aktivistët.

Forca të shumta policore tentuan të bllokonin kuq e zinjtë. Aktivistë u tubuan në qendër të qytetit, ndërkohë blutë e Lezhës qëndruan në gatishmëri. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori