AK: Berisha-Samaras, pazar eshtrash në pazarin e Korçës
Aleanca Kuq e Zi protestoi sot në qytetin e Korçës kundër kërkimeve për eshtra të ushtarëve grek, kërkime që rrjedhin nga marrëveshja e qeverisë shqiptare dhe asaj të Athinës.


Përfaqësuesi i AK-së Altin Dauti mbajti një deklaratë në emër të Aleancës Kuq e Zi ku dënoi me forcë marreveshjet e fshehta të Sali Berishës me qeverinë e Athinës për kërkime të eshtrave të ushtarëve greke të një lufte që nuk ka egzistuar në qendër të qytetit të Korcës.


“28.000 dëshmoret janë shqiptar dhe jo grek. Berisha-Samaras bënë pazar eshtrash në pazarin e Korçës. Po kërkohen eshtra të një lufte imagjinare. Kërkohen eshtra nga marreveshjet e fshehta të shtetasit Berisha.”- tha Dauti i cili kërkoi të bëhet publike marreveshja e Berishës me Athinën.


“Berisha nuk rresht së shituri identitetin kombëtar. Çdo kërkim që buron nga marrëveshjet e fshehta do të përballet me kuqezinjtë. Financuesit shqiptarë të Agimit të Artë të arrestohen. Vangjel Dule dhe Spiro Ksera aktivistë të qarqeve anti-shqiptare. Koalicioni i tradhëtarëve do të marrë ndëshkimin e duhur”- përfundoi Dauti. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori