AK: Atdheu është i shqiptarëve dhe jo i tradhtarëve
Aleanca Kuq e Zi i ka bërë sot thirrje kryeministrit Berisha që me rastin e 100-vjetorit të mos shesë integritetin territorial dhe dinjitetin e shqiptarëve. Përfaqësuesit e Ak-së kanë bërë të ditur gjithashtu se kanë vendosur kontakte me kompaninë norvegjeze, që është kontraktuar nga shteti grek për të nisur kërkimet e naftës në Detin Jon, duke mos respektuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Aleanca Kuq e Zi është sot këtu për të deklaruar se ka nisur vendosjen e kontakteve me kompaninë norvegjeze “Petrolium Geo Services” me qendër në Oslo, kompani kjo e cila është kontraktuar nga qeveria e Athinës për të kërkuar naftë në ujrat territorial të Republikës së Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi ka marrë vendimin që të kontaktojë me kompaninë në fjalë pas vendimit të qeverisë greke për të mos respektuar vendimin e gjykatës Kushtetuese datë 15.04.2010, e cila e shpall të pavlefshme marrëveshjen e detare mes Shqipërisë dhe Greqisë,” tha Sekretari Organizativ i AK, Redi Ramaj.

Kjo nisëm e Aleancës Kuq e Zi synon që të informojë kompaninë norvegjeze mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i kërkojë asaj mos zbatimin e urdhrave shoviniste greke për të kërkuar naftë në ujrat territorial të Republikës së Shqipërisë. Shtetasi Sali Berisha duhet ta ketë të qartë që Shqipëria nuk është han me porta të hapura ku politikat antishqiptare të miqve të tij në Athinë të implementohen pa problem dhe në kundërshtim me vendimet e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Nëse Sali Berisha ka vendosur që në këtë 100 vjetor të shesë dhe rishesë integritetin territorial dhe dinjitetin e shqiptarëve ne i themi se nuk do t’ia dalë. Aleanca Kuq e Zi ashtu sikundër bëri ditën e hënë në Sarandë do të vazhdojë të mbrojë territorin dhe kufijtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

"Atdheu është i shqiptarëve dhe jo i tradhtarëve dhe shqiptarët do t’i dalin zot tokës së tyre", shprehen me tej perfaqesuesit e Ak-së. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2012, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori