Apeli i AK-së: Bojkotoni zgjedhjet nëse e doni Shqipërinë
Lideri i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu, në një aktivitet publik që po mbahet pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bojkotojnë zgjedhjet e 21 qershorit si shenjë e dashurisë së tyre për Shqipërinë.

Sipas Spahiut, vota e shqiptarëve nuk do të numërohet ndaj refuzoni votimin si dhe paratë që mund të merrni prej partive politike në këmbim të votës, përcjell Portali Albeu.

"Refuzojeni thesin e miellit apo 20 eurot. Ka ardhur koha që të merrni fatin në duart tuaja dhe t’i tregoni Ramës që iu nuk vleni 20 euro", tha Spahiu.

Sipas tij politika e sotme e ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm.

"200 mijë shqiptarë janë larguar në 20 vitet e fundi. Bojkotojini këto zgjedhje që t’u tregojmë politikanëve se nuk jemi thjesht numra", shtoi lideri i AK-së.

Ai akuzoi pushtetarët si persona të përfshirë në afera korruptive dhe mafioze si dhe dyshen Rama-Meta e quajti një dyshe mafioze. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori