AK, akuza politikës për integrimin
Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar qeverinë se po vendos interesat personale dhe klanore mbi interesat e vendit duke e cilësuar atë si një dhuratë dhënë nga politika shqiptare për 100 vjetorin e pavarësisë.


Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë se ky është rasti klasik, ku interesat personale dhe klanore vihen mbi interesat e vendit. Kjo është dhurata, që sulltanët e politikës 22 vjecare i japin vendit në 100 vjetorin e pavarësisë. Refuzimi për tre vite me radhë i statusit të kandidatit është i paprecedenteë dhe përgjegjëse për këtë është politika dhe qeveria shqiptare. E gjithë klasa politike dhe mbi të gjtiha Sali Berisha duhet ti kërkojë falje 10 milion shqiptarëve, që e kanë lënë Shqipërinë në fund, në rrugën drejt BE-së, ndonëse erdhi në jetën polike me premtimin e do e bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa”,- deklaron Aleanca Kuq e Zi. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori