Ajtyresa: Saliu duhet të largohet!
Partia Socialiste informoi sot opinionin publik se gjithçka është shkruar dhe thënë në televizione apo gazeta për përzgjedhje kandidaturash në bashki ose komuna s’ka asnjë lidhje me të vërtetën.

“Asnjë përzgjedhje finale nuk është bërë dhe nuk do bëhet pa u sqaruar më parë çështja e garancive për procesin zgjedhor. Diskutimi i hapur që ka nisur në çdo njësi vendore për kandidatët e mundshëm, është pjesë e jetës demokratike të Partisë Socialiste. Këto zgjedhje s’janë vendore, po vazhdimi i betejës për heqjen e Saliut dhe realizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme. Në këto zgjedhje populli opozitar do shkojë si në demonstratë me votën e protestës në dorë: Saliu duhet të largohet”, theksoi Ajtyresa.
Shtuar më 05/03/2011, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori