Ajtyresa: PD-ja humbi, por Saliu vodhi
“Sali Berisha tregoi që është ai orkestruesi i kanibalizmit elektoral në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha anëtarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa.

Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ajtyresa tha se kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra jo me fjalë.

“Shifrat u treguan shqiptarëve se çfarë kanë bërë Saliu e Ristani për të përmbysur rezultatin në tavolinë, pasi numërimi nxori humbës Saliun në sytë e miliona shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtarë. Të harrojë Saliu se mund ta gëlltis Shqipëria e bota demokratike gjellën e pistë të tavolinës së Ristanit. Ka humbur zgjedhjet po edhe standardet. Këtë turp s’mund ta mbulojë as ta ndajë më askënd, është turpi i tij dhe i qeverisë së tij”, tha Ajtyresa. /albeu.com/

Shtuar më 28/05/2011, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori