Ajri i ndotur, rrezik leucemie
Albeu.com
Shqiptaret qe jetojne jo vetem ne Tirane por dhe ne qendrat e tjera te medha te vendit si Vlore, Korce apo Fier thithin ajer te ndotur.
Nje shqetesim i perseritur cdo vit, por kete radhe ndotja vjen jo vetem nga pluhurat e respirueshem por cfare eshte me e rrezikshmja edhe nga dioksidi i azotit dhe benzeni.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kerkojne marrjen e masave urgjente per eleminimin e squfurit nga karburantet, kontrollin e pjeseve motorike te automjeteve dhe frenimin e trafikut, ne te kundert ajri qe ne thithim mund te rezultoje fatal per jeten.

“Rritja konsistente e permbajtjes se gazrave lidhet me shkarkimet e trafikut, ne vecanti dioksidit te azotit dhe benzenit. Keto gazra kalojne normat”, deklaron kimisti toksikolog Agron Deliu.

Te dhenat e ISHP tregojne se pluhuri i respirueshem eshte 3 deri ne 4.5 here me i larte se normat e lejuara. Rritja e benzenit dhe e dioksidit te azotit ne ajer duhet te frenohet pasi shkaktojne leucemi.

“Dioksidi i azotit eshte toksik me veti shume te rrezikshme, shkakton semundje te qarkullimit te gjakut. Ndersa benzeni shkakton leucemi”, sqaron Deliu.

Shtuar më 28/04/2009, ora 15:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori