Ajri i ndotur po na vret, OBSH jep alarmin për Tiranën
Kryeqyteti rezulton si qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit urban, sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për 2017, i cili nuk është kryer i plotë për shkak të mungesës së fondeve. Por ajo çka vihet re është tejkalim i normës vjetore së Bashkimit Europian.

Trafiku i rënduar, lëvizja e automjeteve të vjetra, urbanizimi i popullsisë, etj. kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, duke sjellë probleme frymëmarrjeje në shëndetin e popullatës.

Por edhe ndërtimet pa kriter janë burim ndotjeje të cilësisë së ajrit, shkruan TCH. Pluhurat e punimeve mbërrijnë në ballkonet e pallateve. Me këtë nivel ndotjeje është e pamundur të ndesh rrobat jashtë banese.

Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje, me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera. Megjithatë, kur lë shtëpinë, ndotja e ajrit është e pashmangshme.

OBSH vlerëson se 80% e vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës, 14% të vdekjeve nga sëmundjet e mushkërive, dhe 6% te vdekjeve nga kanceri i mushkërive, lidhen me ndotjen e ajrit urban.
Shtuar më 11/11/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori