Ajola Xoxa shkon në event bamirësie me këpucë 937 dollarë?
Erjon Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë gjendur shumë herë në vëmendje të mediave.

Kësaj here, vëmendjen e mediave e kanë marrë këpucët e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, të cilat sipas PD kushtojnë 937 dollarë.

Bashkëshortja e Veliajt është fotografuar në një event bamirësie të sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi mbi gju dhe një palë këpucë të firmës Manolo Blahnik, të linjës Hangisi, çmimi i të cilave shkon në 937 dollarë.

Deklarata e demokrates Albana Vokshi:

Të dashura nëna dhe motra, gra dhe vajza!

Bëni kujdes këto ditë! Në televizor ka nisur të rishfaqet në krah të grave, Edi Rama. Mund t’ju kërkojnë të bëheni dekor për nismën e tij “Edhe një”. Mos i besoni! Është propagandë për t’ju vjedhur kohën, energjinë, pasionin!

“Edhe një” vlen vetëm për gratë e kryetarëve të bashkisë dhe shumë të tjera si ato, që shfaqin me arrogancë luksin e krijuar nga paratë e vjedhura të burrave me pushtet.

“Edhe një” dmth edhe një palë këpucë të tjera 1 mijë euro për Gratë e Ramës, edhe një çantë më e shtrenjtë, edhe një vjedhje tjetër për të siguruar luksin e hajdutëve më pushtet.

“Edhe një” domethënë edhe një ditë më shumë në varfëri për gratë dhe vajzat, edhe një borxh më shumë, edhe një vuajtje më shumë, edhe një e papunë tjetër, sepse me këtë kryeministër kujdesi për gratë është zero.

Shqipërisë i duhet edhe një grua më shumë që refuzon Edi Ramën!
Shtuar më 23/10/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori