Lëkundje tërmeti në Korçë

Mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje termeti në Korçë ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Shamoll të rrethit jug-lindor.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale ndërsa ka pasur një magnitudë 3.00 të shkallës Rihter.

Nga informacionet paraprake pavarësisht magnitutës relativisht normale, lëkundjet janë ndjerë të forta ç’ka ka krijuar edhe reagim dhe panik tek qytetarët.


Shtuar 5.05.2020 18:55