Ahtistari vazhdoi takimet në Beograd
Albeu.com
I dërguari i posaçëm i KB-ve për bisedimet për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari po i vazhdon takimet e tij në Beograd. Ai është takuar me Patrikun Pavle, dhe më pas me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq, i cili i ka thënë se Beogradi nuk pranon pavarësinë e Kosovës, ngase ajo është një zgjidhje e rrezikshme, e cila mund të destabilizojë rajonin.Tadiq po ashtu ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, por se nuk dëshiron që të heqë dorë nga interesat e saj legjitime, dhe nga mbrojtja e qytetarëve të saj në Kosovë. Ahtisaari më pas ka biseduar edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit. Në fund të vizitës së tij në Beograd ai do të mbajë një konferencë për shtyp dhe sonte do të niset për në Podgoricë. Koshtunica të enjten i ka dorëzuar Ahtisaarit rezolutën e Parlamentit të Serbisë për negociata për statusin e Kosovës, si dhe i ka paraqitur përbërjen e ekipit negociues. beta
Shtuar më 25/11/2005, ora 22:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori