E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Ahtisari viziton Mitrovicën: Serbët tu kthehen institucioneve
Albeu.com
Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve kosovarë që të marrin seriozisht ofertën e Qeverisë së Kosovës për të marrë pjesë në punën e institucioneve vendore, me qëllim të ndërtimit të përbashkët të shoqërisë shumetnike.Ahtisaari i bëri këto komente, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Grupit Negociator të Kosovës. Kryenegociatori ndërkombëtar ka lavdëruar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, për ofertën serioze që iu kanë bërë komunitetit serb, që të marrin pjesë në punën e institucioneve të Kosovës. Ahtisari këto deklarata i bëri pas takimit me ekipin negociator të Kosovës ku ka vlerësuar ofertën e presidenti dhe kryemnistrit duke thënë se përfaqësimi i serbëve në institucione do të jetë mënyra më e mirë e fillimit të ndërtimit të një shoqërie shumetnike.“Janë ndërmarrë disa veprime dhe unë e falënderoj për këtë Presidentin dhe Kryeministrin për përpjekjet që kanë bërë për të ofruar minoritetet dhe dua të apeloj te minoritetet, por në mënyrë të posaçme të serbët, që të marrin pjesë, të pranojnë ofertën e qeverisë dhe të kyçen në strukturat e saj dhe në Kuvend. Kjo është mënyra më e mira e garancës se në më në fund kemi filluar të ndërtojmë së bashku një shoqëri multietnike. Ky është qëllimi i këtij angazhimi në të cilin jemi të përfshirë”. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu shprehu nevojën që procesi rreth statusit politik të përmbyllet brenda këtij viti dhe që ai të rezultojë me pavarësinë e plotë të vendit.“Në këtë takim kemi analizuar punën e Ekipit Negociator dhe ekipeve tjera, përfshirë këtu edhe takimet e Vjenës si dhe angazhimet që po bënë qeveria për përmbushjen e standardeve. Shtrova të gjitha elementet e gatishmërisë sonë që të kontribuojmë në këtë proces, duke pasur parasysh se gjithë ky proces duhet pasur finalen e vet të mirë dhe ajo është finalja e pavarësimit të plotë të Kosovës”.Ndërkaq, Goran Bogdanovic, përfaqësues i Listës Serbe, tha se i kishin përcjellur Ahtisarit qëndrimet e tyre për gjendjen në Kosovë dhe shqetësimet, siç tha ai për pozitën e rëndë të serbëve në Kosovë. “Kemi theksuar shqetësimet tona për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe pozitën e serbëve. Dhe kemi tërhequr vërejtjen Bashkësisë Ndërkombëtare që shumë pak po punohet për të përmirësuar pozitën e serbëve dhe pakicave tjera”.Ahtisari nesër do të vizitojë qytetin e Mitrovicës ndërkaq para largimit do mbajë një konferencë për gazetarë në Prishtinë. rtk
Shtuar më 11/06/2006, ora 13:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori