Ahtisari uron Sejdiun
Albeu.com
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është uruar sot edhe nga ish-presidenti i Finlandës Marti Ahtisari për vendimin e GJND-së e cila e shpalli pavarësinë e Kosovës si të ligjshme.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat i referohen një deklarate për shtyp të zyrës së presidencës kosovare. Sipas kësaj deklarate ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, përmes një telefonate e ka siguruar Sejdiun se ai do ta përkrahë edhe më tej afirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës kudo në botë. “Të dy bashkëbiseduesit ranë dakort se mendimi i GJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokush mund t’i ketë pasur për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap rrugë njohjeve të reja”, thuhet në deklaratë. Gjithashtu Sejdiun e ka uruar edhe presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, dhe ambasadori amerikan, Frenk Vizner.
Shtuar më 23/07/2010, ora 20:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori