Ahtisari: Serbet duhet te vuajne pasojat e historise
Albeu.com
Ish- i dërguari special i OKB-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Martti Ahtisaari deklaroi sot se serbët kanë dështuar në shqyrtimin e sinqertë të historisë së konfliktit të Kosovës, gjë që do të çojë në përballjen e tyre me pasojat. Në një intervistë me të përditshmen gjermane "Der Tagesspiegel", Ahtisaari tha se ishte gabim që të veçoheshin Sllobodan Millosheviçi dhe Ratko Mlladiçi si dy fajtorët e vetëm për ngjarjet në rajonin e ish-Jugosllavisë.

“Nëse një shoqëri sillet në mënyrën se si u sollën serbët, atëherë duhet të përballen me pasojat”- tha Ahtisaari fitues i Çmimit Nobel për paqen për vitin 2008, dhe ish-presidenti i Finlandës, duke nënvizuar se për shkak të të gjitha këtyre, zgjidhja e çështjes së Kosovës ishte e një natyre parandaluese. (start)
Shtuar më 15/10/2008, ora 22:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori