Ahtisari: Referendumi në Serbi- provokim për Kosovën
Albeu.com
Kryenegociatori Ahtisari, pas takimit në Parlamentin finlandez, ka thënë se është në përfundim të propozimit të tij për Kosovën, por para publikimit dëshiron të takohet me Grupin e Kontaktit, për të siguruar mbështetjen.

Këtë fundjavë, Ahtisaari do ta takojë kreun e OKB-së, Kofi Annan, ndërsa do të qëndrojë edhe në Pekin për ta siguruar mbështetjen e Kinës.

{nl}

Për referendumin serb, Ahtisari ka thënë se "Serbia ka të drejtë të mbajë referendum, por fatkeqësisht ai konsiderohet si provokim në Kosovë. I kam ftuar shqiptarët e Kosovës të mbeten të qetë, përndryshe do të jetë vështirë për të vepruar". Ahtisari nuk ka dhënë hollësi të propozimit të tij, por ka nënvizuar se "BE-ja dhe NATO-ja do të kenë rol kyç në të ardhmen".

Shtuar më 26/10/2006, ora 10:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori