E kapi me lokalin hapur pas orës policore, 46 vjeçari me dy mbiemra sulmon dhe dhunon policin

Policia e Krujës ka arrestuar një 46 vjeçar pasi kishte dhunuar dhe sulmuar një efektiv policie. Ndërkohë, policia ka gjetur lokalin e tij të hapur jashtë orarit të lejuar.

U arrestua shtetasi K.(B). L., 46 vjeç, banues në Mal i Bardhë, Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 31.01.2021, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pas orarit të pacaktuar për mbyllje. Gjatë kontrollit, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës specialistin e shërbimet të rendit pranë stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Ai akuzohet tani për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 12.03.2021 11:44