Ahtisari: Nuk ka plan B për Kosovën
Albeu.com
“Shpresoj se Këshilli do të pajtohet rreth rezolutës para fundit të majit”, ka thënë Ahtisari, në konferencën për Kosovën, të organizuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Stokholm.“Kosova do ta fitojë pavarësinë deri në fund të vitit”, ka deklaruar kryenegociatori Marti Ahtisari, duke u shprehur optimist për miratimin e rezolutës së re në Këshillin e Sigurimit. “Shpresoj se Këshilli do të pajtohet rreth rezolutës para fundit të majit”, ka thënë Ahtisari, në konferencën për Kosovën, të organizuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Stokholm.
"Nuk ka një plan B. Nëse i hapim rrugën ndryshimeve të planit apo propozimeve të reja kemi hapur kutinë e Pandorës", tha Ahtisari.
Sot Ahtisari do të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme gjermane. Ndërkaq të mërkurën, Ahtisari do të udhëtojë për Nju Jork, ku priten zhvillime të rëndësishme gjatë javës. rtk
Shtuar më 08/05/2007, ora 14:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori