Ahtisari: Nga fundi i vitit do ti paraqesë planin KS-së, Kosovës dhe Serbisë
Albeu.com
Shqiptarët e Kosovës dhe serbet nuk janë ende gati për arritjen e një kompromisi për sa i përket çështjes së statusit të Kosovës. Kështu ka deklaruar për BBC kryenegociatori Ahtisari.Ai nënvizoi se është pikërisht kjo arsyeja që e shtyn atë të propozojë zgjidhjen e statusit në Këshillin e Sigurimit, deri në fund të vitit. Jam afër arritjes së një marrëveshjeje për të dyja palët, por sipas konstruksioneve të Grupit të Kontaktit duhet ta përgatis një plan timin, është shprehur Ahtisari. Ai do t`i paraqes planin e tij Këshillit të Sigurimit, Kosovës dhe Serbisë nga fundi i vitit, që është edhe kufiri kohor i përcaktuar nga Grupi i Kontaktit. start
Shtuar më 20/10/2006, ora 14:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori