Ahtisari merr mbështetje të plotë nga KS i OKB-së
Albeu.com
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, mori mbështetje të plotë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike në këtë proces.Ai raportoi dje para anëtarëve të Këshillit, në lidhje me bisedimet në Vjenë dhe rezultatet e vizitës së tij në Prishtinë e Beograd. Ahtisari nuk dha detaje për takimin, por tha se mbetet optimist për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën. Nesër ai do të qëndrojë në Uashington, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë amerikanë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare. RFE
Shtuar më 08/03/2006, ora 09:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori