Ahtisari: Me 2 Shkurt Prishtina dhe Beogradi në një tavolinë
Albeu.com
Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar sot para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin. Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd.Ahtisaari falenderoi Këshillin e Evopës për ndihmën e dhënë në procesin negociator sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën edhe pas definimit të statusit.

Aktualisht deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po debatojnë lidhur me miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte.

Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutojnë në Strasbourg debatin për miratimin e rezolutës që parashikon pavarësinë e Kosovës me disa kushte, e cila është përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.

Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë.

Aktualisht, po vazhdon debati lidhur me rezolutën e propozuar nga Lordi Johnston.

Një pjesë e debutetëve po e përkrahin rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.
Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, siç edhe është pritur, ishin deputetët nga Serbia.
Shtuar më 24/01/2007, ora 21:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori