Ahtisari: Kosova diplomaci qe parandalon probleme te tjera
Albeu.com
Ish-presidenti finlandez dhe negociuesi kryesor në zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari e ka cilësuar rastin e Kosovës, si shembull të diplomacisë parandaluese, teksa ka shtuar se ...... Kosova ka dërguar mesazhin tek të gjithë diktatorët, se nëse i keqtrajtojnë qytetarët e tyre atëherë ata do të përfundojnë para gjyqit, duke bërë krahasimin me fatin e Sllobodan Millosheviçit.
Në një intervistë për radion suedeze, Ahtisaari ka folur dhe për problemet e tjera ndërkombëtare, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. "Ndihem i turpëruar që ende nuk kemi gjetur një zgjidhje për konfliktin palestinezo-izraelit", tha Ahtisaari, për të shtuar se "mungesa e vullnetit politik" është arsyeja kryesore e mungesës së përparimit.

Sipas Ahtisaarit për zgjidhjen e këtij konflikti nuk ka rëndësi se kush do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale amerikane. Ahtisari ka vënë në pikëpyetje veprimet që janë ndjekur ndaj Hamasit duke e izoluar, me gjithë faktin se ata fituan zgjedhjet. (rel)
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori