Ahtisari: Kompromisi nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit
Pëlqej
Albeu.com
"Kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit nuk është baza e vetme për zgjidhjen e konfliktit", ka thënë i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari."Duhet pasur parasysh se e ardhmja e Kosovës është në duart e Këshillit të Sigurimit. Katër anëtarët e përhershëm të këtij organi, janë unik në parimet për gjetjen e zgjidhjes", ka thënë Ahtisari, në një intervistë për gazetën finlandeze, Huvu-stad-bladet.

Sipas tij, pas zgjidhjes së statusit nuk do të ketë ndarje pushteti ndërmjet autoriteteve ndërkombëtarëve dhe vendore. "Është e qartë se nuk do të ketë kurrfarë UNMIK-u me emër tjetër", ka thënë Ahtisari, duke shtuar se mund të flitet për një prani ushtarake ndërkombëtare, por në një afat të kufizuar kohor. rtk
Shtuar më 19/02/2006, ora 18:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori