Ahtisari dorëzoi dokumentin për statusin final, pavarësia nuk përmendet
Albeu.com
Burime diplomatike gazetës Express i kanë treguar se Marti Ahtisaari më 31 gusht i ka dorëzuar Grupit të Kontaktit dokumentin kryesor për statusin final.

Më 21 tetor, ndërkaq, i ka dorëzuar drejtorëve politik të vendeve të Grupit të Kontaktit edhe 11 anekset, që e përcjellin dokumentin bazë. Pakoja, ku nuk përfshihet teksti kryesor, i ka gjithsej 44 faqe. 

{nl}

Ndërsa, teksti kryesor ka - 9 faqe. Për t’u mbrojtur nga shpërndarja e paautorizuar pakoja u është dhënë anëtarëve të Grupit të Kontaktit me kode. Varësisht se cilit prej shteteve i është dhënë ajo përmban shifra të veçanta.

11 ANEKSET E PAKOS SË STATUSIT

1. Të drejtat e njeriut
2. Të drejtat e komuniteteve
3. Të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur
4. Personat e pagjetur (të zhdukur)
5. Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi
6. Të drejtat pronësore, borxhet, asetet (pasuria)
7. Çështjet e sektorit të sigurisë
8. Konferenca kushtetuese dhe zgjedhjet në Kosovë
9. Mandati i misionit civil ndërkombëtar, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë
10. Misioni ushtarak ndërkombëtar (NATO / KFOR)
11. Klauzolat kalimtare.

Shtuar më 30/10/2006, ora 14:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori