Ahtisari dhe Rohan: Nuk kemi kohë të bisedojmë pa kufi; Do të paraqesim planin përfundimtar!
Albeu.com
Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari dhe ndihmësi i tij austriak Albert Rohan, kanë deklaruar se në javët e ardhshme do të prezantojnë planin e tyre për zgjidhjen e statusit para qeverisë së SHBA, Rusisë dhe të vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.Ne nuk kemi kohë të bisedojmë pa kufij, janë shprehur ata. Deklaratën e tyre ata e kanë bërë për agjensinë austriake APA dhe gazetën vjeneze Die Presse.

Ndërkohë që Zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri paralajmëroi se së shpejti një delegacion nga Kosova do të qëndrojë në Moskë për t'ua prezantuar zyrtarëve rusë qëndrimin e institucioneve të Kosovës për krijimin e shtetit dhe për t'iu argumentuar atyre se Kosova është rast i veçantë dhe nuk krijon precedent për kriza të tjera në botë. qik
Shtuar më 10/10/2006, ora 12:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori