Ahtisari: Çështja e pazgjidhur e Kosovës rrezikon stabilitetin e Ballkanit
Albeu.com
Ahtisari duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni ka thënë se nuk beson që në përpjekjen e fundit të negociatave mund të zgjidhet çështja e Kosovës, sepse dallimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë tepër të mëdha.I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisari ka deklaruar se çështja e pazgjidhur e Kosovës rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe se është koha e fundit që kjo çështje të zgjidhet sa më parë pas 10 dhjetorit, kur Grupi i Kontaktit duhet të bëjë të ditur rezultatet e bisedimeve shtesë të Beogradit dhe Prishtinës. Ahtisari duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni ka thënë se nuk beson që në përpjekjen e fundit të negociatave mund të zgjidhet çështja e Kosovës, sepse dallimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë tepër të mëdha. "Beogradi ka këmbëngulur në atë që Kosova të mbetet krahinë autonome në kuadër të Serbisë, kurse Prishtina ka këmbëngulur në pavarësinë e Kosovës. Kam vlerësuar se negociatat shtesë këtë nuk do ta ndryshojnë", ka thënë Ahtisari. Ndërkohë shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq ka braktisur darkën silemne për nder të pjesëmarrësve të Forumit të Bledit në shenjë proteste që nuk i është mundësuar të reagojë ndaj fjalimit të Marti Ahtisarit. start
Shtuar më 27/08/2007, ora 16:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori