Ahtisaari: Plani per Kosoven ishte i drejte
Albeu.com
Propozimi për statusin e Kosovës ishte i drejtë dhe ishte zgjidhja e vetme e bazuar në vlerat, në të cilat unë besoj fuqimisht, ka deklaruar laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari."Në qoftë se nuk i nderojmë vlerat tona, atëherë çfarë jemi. Unë besoj fuqimisht se ne mund t'i zgjidhim të gjitha konfliktet në botë, dhe nuk pranoj asnjë justifikim", ka thënë ish presidenti finlandez, i cili ishte kryenegociagtor për statusin e Kosovës.

Ahtisaari gjithashtu ka thënë se kriza e kredive në botë do ndikojë negativisht në zonat e konfliktit, duke përmendur me këtë rast Kenian dhe Zimbabvenë. (REL)
Shtuar më 18/10/2008, ora 00:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori