Ahtisaari mbron pavaresine me liber
Pëlqej
Albeu.com
Fituesi i çmimit Nobel, ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari e mbron fuqishëm vendimin e tij në favor të pavarësisë së Kosovës në një libër të sapo dalë nga shtypi në Finlandë.Sipas Ahtisaarit, Kosova është pikësëpari një çështje evropiane dhe BE-ja nuk duhet të lejojë që ajo të bëhet "një konflikt i ngrirë", si disa raste të tjera në botë.

Ahtisaari i ka shprehur këto mendime edhe në disa intervista në media të ndryshme, pas fitimit të çmimit për paqe në muajin e kaluar.

Në libër, i cili u botua nga ndërmarrja "Toiminimi Nevala Tuula", Ahtisaari beson gjithashtu që disa shtete që deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për shkaqe të brendshme, mund ta rishqyrtojnë çështjen kur të vërejnë që Kosova është një rast "sui generis" nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare.

Përpos shkrimit të Ahtisaarit, libri "Suomalaisten kovat paikat", i shtëpisë botuese "Tammi" (përkthimi i titullit finlandez në gjuhën shqipe: "Finlandezët në rrethana të vështira"), që doli nga shtypi njëkohësisht me rastin e shpalljes së fituesit të çmimit Nobel për paqe, përmban shkrime të tjera të disa veprimtarëve finlandezë në Ballkanin Perëndimor në vitet 1992-2008. (rtk)
Shtuar më 04/11/2008, ora 21:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori