Ahtisaari mberriti ne Prishtine, nje ore para kohe
Albeu.com
Ish emisari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari mbërriti sot në Aeroportin e Prishtinës, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij gjatë periudhës së bisedimeve, Albert Rohan, fituesi i çmimit Nobel për Paqe.Por për shkak të ardhjes 1 orë përpara mbërritjes së caktuar, ai zuri në befasi edhe protokollin zyrtar. Ahtisari dhe Rohan gjetën në Aeroport, vetëm shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith por jo edhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni i cili kishte planifikuar që avioni të aterronte në orën 13.40. Megjithatë, Garda e Kosovës ka qenë e gatshme për t’i bërë nderimet arkitektit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, në vizitën e tij të parë në Kosovën e pavarur. Ahtisaari dhe Rohan, bashkë me ish ndërmjetësin e BE-së për Kosovën, Volfgang Ischinger, do të marrin pjesë në ceremonitë festive të shënimit të 1-vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Ish ndërmjetësi amerikan, Frank Uizner ka anuluar vizitën në momentin e fundit, për arsye shëndetësore. (alsat)
Shtuar më 15/06/2009, ora 21:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori