Ahmeti: Te respektohet amnistia per rastet e Hages
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti priti sot në selinë e BDI-së në Tetovë, ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, ku janë diskutuar zhvillimet në vend.Në një komunikatë të BDI-së thuhet se ambasadori Fuere njoftoi kryetarin e BDI-së për aktivitetet e fundit të Bashkimit Evropian lidhur me Maqedoninë, për raportin e Komisionit Evropian si dhe u dëgjua vlerësimi i kryetarit Ahmeti për këtë raport të KE-së.

Ambasadori Fuere shprehu interesim për përgaditjet e BDI-së për zgjedhjet vendore dhe presidenciale si dhe për të ashtuquajturat “rastet e Hagës”.

“Sa u takon përgaditjeve të zgjedhjeve të ardhshme, Ahmeti tha se si në zgjedhjet që organizoheshin kur BDI ishte në qeveri dhe kur nuk pati kritika të mëdha për mbarëvajtjen e tyre, ashtu edhe tani, Bashkimi Demokratik do të angazhohet plotësisht që zgjedhjet të jenë të ndershme, të lira dhe demokratike”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Gjithashtu nënvizohet se sa u takon rasteve të Hagës, kryetari i BDI-së ka theksuar se UÇK-ja ka pranuar me kohë ingerencat e Tribunalit të Hagës për krime lufte, por mbasi ky tribunal nuk ka nisur procedura kundër UÇK-së dhe ka kthyer lëndët në Maqedoni, atëherë duhet të merret parasysh ligji për amnisti.
Shtuar më 14/11/2008, ora 03:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori