ARSYET/ Kopshti zoologjik në Kharkiv po përgatitet të vrasë luanët, tigrat e arinjtë

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon në më shumë se një muaj, banorët vendas atje nuk kërcënohen vetëm nga plumbat dhe predhat e Vladimir Putinit.

Një kopsht zoologjik në Ukrainë është në prag të marrjes së një vendimi  për të vrarë luanët, tigrat dhe arinjtë e tij pas granatimeve të përsëritura nga trupat ruse.

Ekziston frika se kafshët e egra do të enden në Kharkivin shkatërruar duke kërcënuar banorët vendas.

Kafazet e tyre janë shkatërruar nga më shumë se pesë javë granatime në zonën e ferrit të luftës dhe është një ‘mrekulli’ që nuk kanë dalë ende.

“Luanët, tigrat, arinjtë, mund të jenë të lirë dhe të shkojnë drejt Kharkivit ose në fshatrat përreth”, tha pronari i kopshtit zoologjik, Alexander Feldman.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai.

Kopshti zoologjik i quajtur Feldman Ecopark, ka evakuuar disa kafshë duke përfshirë kangurët dhe po kërkon dëshpërimisht të zhvendosë grabitqarët më të mëdhenj në rajonin e Poltava në një kompleks të vjetër kalërimi, por kjo ndoshta s’do të jetë e mundur.