Ahmeti takon ambasadoret e Spanjes dhe Greqise
Albeu.com
Volumi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, kontestet dhe përparimet në drejtim të integrimeve evro-atlantike, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera të jetës politike në Maqedoni, ishin temat që përmbushën agjendën e ...... takimeve që kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në vazhdën e takimeve te rregullta me diplomatë, i zhvilloi ndaras me ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Hoze Manuel Agueras dhe ambasadoren e Greqisë, Aleksandra Papadopulo. Ahmeti informoi mysafirët për angazhimin e BDI-së lidhur me zgjidhjen e kontestit me emrin që Maqedonia ka me Greqinë, duke theksuar se vonesat në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE shkaktojnë ngecje dhe implikime tjera, të cilat mund të ngarkojnë situatën edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike.
Shtuar më 30/05/2010, ora 11:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori