Ahmeti takohet sot me ambasadori amerikan Riker
Albeu.com
Ambasadori amerikan Filip Riker do të qëndrojë sot në selinë e partisë shqiptare në pushtet, ku do të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Maqedoni.
Situata e sigurisë, tensionet politike dhe ndëretnike, tre kërkesat e fundit të BDI-së do të jenë në agjendën e këtij takimi të paralajmëruar disa orësh nga ana e krerëve të BDI-së.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, Ahmeti do të kërkojë nga ambasadori amerikan përqëndrim më të madh për realizimin e tre kërkesave të bëra nga partia e tij në adresë të kryeministrit Gruevski, ndër të cilat janë: mbyllja e rastit të Sopotit dhe lirimi i të burgosurëve, mbyllja e rastit të Hagës nga gjykatat në Maqedoni si dhe miratimi i Ligjit për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Shtuar më 22/05/2010, ora 10:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori