Ahmeti: "Shkupi 2014" do ta pasqyroje karakterin multietnik te shtetit
Albeu.com
“Sheshi në Shkup do ta pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti të premten pas një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku.
Ahmeti tha se për projektin Shkupi 2014 ka zhvilluar bisedime me partnerin e koalicionit qeverisë.

“Me partnerin e koalicionit i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë. Qasja ndaj kësaj çështje është pozitive dhe ne me partnerët tonë qeverisë kemi qëndrimin e përbashkët se sheshi në Shkup do ta pasqyrojë karakterin multietnik të shtetit, që do të thotë se do të ketë edhe personalitete të komunitete tjera”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti nuk ka saktësuar se cilat përmendore të personaliteve shqiptare do të vendosen në Sheshin e Shkupit.

Sipas tij, përmendoret që do të vendosen duhet t'u dedikohen personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut për zhvillim të vendit.

I pyetur se nëse e mbështet idenë që të mos ndërtohen objekte fetare në shesh, Ahmeti tha se më e rëndësishme është që së pari të gjindet gjuhë e përbashkët midis dy religjioneve në Maqedoni dhe të mos krijojë pakënaqësi midis bashkësive por të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe logjika.

Ambasadori Çejku theksoi se me vëmendje i ndjek ngjarjet në Maqedoni lidhur me projektin "Shkupi 2014" dhe është në kontakte të përhershme me faktorin politik shqiptar, me organizatat fetare dhe joqeveritare. Ai dërgoi apel për konsensus për këtë çështje dhe paanshmëri në miratimin e vendimeve.

Siç deklaroi ambasadori shqiptar Çejku, në takimin me Ahmetin dhe Ademin bëhej fjalë për eurointegrimet që janë prioritet strategjik i të dy vendeve dhe posaçërisht për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. (ina/albeu)
Shtuar më 26/02/2010, ora 21:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori