Një mrekulli në kohë “lufte”, dyfishohet numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë përpos njoftimit se harta e të infektuarve nga koronavirusi është zgjeruar në gjithë vendin, ka dhënë edhe një lajm të mirë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 persona nga 124 të infektuar janë shëruar nga Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këta pacientë janë duke u mbajtur në karantinë, si proces i detyrueshëm për të gjithë ata që pas testimeve rezultojnë negativ.

Një masë sigurie kjo për të mos qenë burim infeksioni për persona të tjerë.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë 57 pacientë ndodhen të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, 2 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.


Shtuar 24.03.2020 10:20