Ahmeti: Problemet duhet zgjidhur ne baze te institucioneve
Albeu.com
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka ritheksuar nevojën për zgjidhjen urgjente të çështjeve qe implikojnë në marrëdhëniet ndëretnike siç janë: Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, zgjidhja e kontestit te emrit me Greqinë dhe ...... çështje tjera që ndikojnë drejtpërsëdrejti në përkeqësimin e raporteve ndëretnike. Për këto çështje Ahmeti ka biseduar të mërkurën me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Ulrike Maria Knotz. Kreu i BDI-së, Ahmeti ritheksoi se këto çështje duhet zgjidhur në bazë të institucioneve sepse sipas tij ata janë përfaqësues ligjorë dhe legjitim të popullit, dhe në drejtim te kësaj nuk duhet të udhëhiqen nga propagandat ditore dhe nga bërja e politikës në rrugë por nga përgjegjësia që njerëzit i kanë dhënë”.
Shtuar më 26/05/2010, ora 17:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori