Ahmeti nuk komenton projektin "Shkupi 2014"
Albeu.com
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nuk pranon të pronocohet nëse për të është i pranueshëm ose jo “ Projekti Shkupi 2014” me të cilin veç objekteve të ndryshme parashihet ngritja e përmendoreve të shumë personaliteteve maqedonase, si dhe ndërtimi i kishës në sheshin e Shkupit, por jo edhe i xhamisë Burmali.
Ahmeti i vlerëson si shumë të mira debatet e ngritura për këtë çështje që sipas vlerësimeve të ndryshme kanë tensionuar edhe raportet ndëretnike “Le të bisedohet për të gjitha çështjet dhe palët paraqesin arsyet e tyre, paraqesin nevojën e tyre për përse duhet të ndërtohen, pala tjetër paraqet arsyen e vet pse nuk duhet të ndërtohen, kështu që kështu ka kuptim demokracia, do të thotë që gjërat le të diskutohen”, deklaroi kryetari i BDI- së Ali Ahmeti. Në pyetjen se a pajtohet BDI-ja me projektin ‘Shkupi 2014, Ahmeti u përgjigj: “ Unë nuk flasë tani për pranueshmërinë, unë flas për temën që është hapur, le të ketë diskutime”./alsat-m/
Shtuar më 18/02/2010, ora 03:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori