Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit është fitorja më e madhe për Maqedoninë
Albeu.com
Marrëveshja e Ohrit po shkon drejt implementimit, tha lideri i BDI-së i cili shtoi se gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes pret rezultate të dukshme.Sipas tij, nga Marrëveshja e Ohrit nuk përfitojnë vetëm shqiptarët por edhe maqedonasit. Shtatë vjetori i kësaj Marrëveshje për herë të parë u shënua në mënyrë institucionale, mirëpo munguan Cërvenkovski dhe Gruevski.

“Mendoj që fitorja më e madhe për Maqedoninë, për maqedonasit si komb, për shqipatrët si komb fitorja më e madhje është që me Marrëveshjen e Ohrit të gjithë e ndjejnë Maqedoninë si shtet dhe të gjithë janë lojal ndaj Maqedonisë. Kjo është fitore e madhe edhe për vetë kombin maqedonas kur shqiptarët janë lojal ndaj shtetit. Mendoj që çështjet lëvizin në drejtim të duhur, kështuqë për katër vite unë pres që të kemi rezultate mjaftë të mira në këtë drejtim”, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Marrëveshja e Ohrit është vlerë e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe shërben si urë lidhëse për afrimin e bashkësive etnike tha zv/kryeministri Abdulhaqim Ademi.

“Pas 7 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit mund të konstatojmë se ky dokument me vlera ndërkombëtare është në mesin e dokumenteve të ralla që implementohet në praktikë. Gjithashtu mund të konstatojëms e kjo është një storje susksseshme për Maqedoninë dhe model për zgjidhjen e kontesteve ndëretnike”, theksoi Ademi.

Në manifestim nuk morën pjesët kreu i shteti si Presidenti Cërvenkovski dhe kryeministri Gruevski. Ndonëse e ftuar nuk mori pjesë as PDSH-ja. Ndërsa partitë tjera u përfaqësuan në nivel të ulët.


Shtuar më 14/08/2008, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori