Ahmeti: Maqedonia do ta njohë jo shumë larg Kosovën
Albeu.com
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi se shteti maqedonas do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në një kohë jo shumë të gjatë.Në një intervistë për gazetën Epoka e Re Ahmeti tha se kjo çështje është trajtuar edhe gjatë bisedimeve me partnerin në koalicion VMRO-DMNE dhe se të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e tij. “Unë kam luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe këtë të gjitha autoritetet e Maqedonisë e dinë, qofshin në pozitë, qofshin në opozitë. Vetëm një herë është shtruar kjo çështje dhe jemi në drejtim të duhur që në një kohë jo shumë të largët të bëhet njohja e pavarësisë së Kosovës”,tha ndër të tjerash lideri i BDI-së, partia e të cilit është koalicionin aktual qeverisës në Maqedoni.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Maqedonia është një çështje që ka të bëjë më tepër me një problem teknik sesa politik – duke aluduar në demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. “Për fat të keq, kjo çështje ka marrë edhe dimensione politike. Mendoj që në momentin që do të zgjidhet kjo çështje teknike, pra çështja e demarkacionit të kufirit, do të bëhet njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë lideri i BDI-së, për të shtuar se, megjithatë, demarkacioni i kufirit nuk është kusht për njohjen e Kosovës nga Maqedonia, por ai duhet të kryhet për të mirën e të dy vendeve.
Shtuar më 04/08/2008, ora 22:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori