Ahmeti kërkoi zbardhjen e shpejtë të incidenteve
Albeu.com
Lideri i BDI Ali Ahmeti sot kërkoi qe shteti duhet t'i vejë nën kontrollë strukturat paralele sepse është në interestë gjithëve që situata të qetësohet.Institucionet kompetente shtetërore urgjentisht të vendosin kontrollin mbi mbarë territorin e shtetit, bëri thirrje nga Struga lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Ai, nga institucionet e sistemit kërkoi angazhim më të madh për luftimin e strukturave paralele shtetërore, që, sipas Ahmetit, operojnë momentalisht në vend dhe krijojnë një klimë ta pavolitshme politike.

"Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar për një fushatë të ndershme me qëllim që fushata të mos shkojë në drejtim të gabuar. Shteti duhet të kontrollojë strukturat paralele që lëvzin në vend dhe sa më shpejtë të jetë e mundur ky kontrollë të vendoset sepse ashtu do të jetë më mirë për të gjithë ne që situata të qetësohet", deklaroi Ali Ahmeti.

Ai kërkoi që fajtorët për incidentet e fundit sa më shpejtë të jetë e mundur të përballen me drejtësinë. Lidhur me akuzat e djeshme, të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi se BDI-ja po zbaton fushatë histerike, Ahmeti tha: Askush nuk duhet të jetë demagog sepse kemi fakte dhe faktet i prezentuam dje. Kërkojmë që të mos bëhet trysni mbi institucionet dhe ata lirshëm të vendosin dhe të jenë të pavarur në vendimarrje. Kërkojmë që fajtorët të dalin para drejtësisë dhe rasti qindpërqind të zbardhet. kërkojmë zbardhejn e të gjitha rasteve", tha ai.
Ahmeti, por edhe kandidatët për deputetë të BDI-së në njësinë e pestë zgjedhore: Fazli Veliu, Shpresa Muameroska dhe Tahir Hani, realizuan disa takime me banorët e fshatrave të Strugës. Ata, qytetarëve iu premtuan se për votën e tyre, deri në fund do ta zbatojnë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, kurse votën e popullit shqiptar do ta bëjnë më të fuqishme se kurdo herë deri më tani.
Shtuar më 16/05/2008, ora 09:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori