Ahmeti filloi fushaten presidenciale?
Albeu.com
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas mosmarrëveshjeve të fundit për shumë çështje me partnerin Nikolla Gruevski, ka filluar të funksionojë si shtet në vete. Veprimi i fundit i Ahmeti duke i uruar presidentit të SHBA-ve, Barack ...... Obamës pavarësinë dhe kumtesën e fundit që përshëndeti takimin në Prizren mes katër presidentëve të shteteve të rajonit, kanë filluar t’i pengojnë partisë së Gruevskit.
“Ahmeti duket se ka filluar fushatë për zgjedhje presidenciale”, thonë në VMRO-DPMNE.

Por në partinë e Gruevskit nuk bëjnë me dije nëse me këtë aludojnë në kërkesën e kryetarit të BDI-së në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, që presidenti i shtetit në vitin 2014 të jetë shqiptarë.
Në BDI as nuk mohojnë e as nuk demantojnë spekulimet se Ahmeti po bëhet gati të zgjedhet president në vitin 2014. Megjithatë thonë se në rast se realizohet ky synim i tyre, atëherë Ahmeti od të ishte kandidati më i përshtatshëm për këtë post.
“Megjithatë varianti i këtillë mund të realizohet vetëm nëse ndryshon Ligji për zgjedhjen e presidentit dhe presidenti zgjidhet në Parlament”, thonë në BDI. ata janë të bindur se edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 partia e tyre do të fitojë tek elektorati shqiptar dhe nuk përjashtojnë mundësinë që atëherë formimin e Qeverisë ta kushtëzojnë me zgjedhjen e një shqiptari për president të Maqedonisë. në BDI nuk duan të komentojnë nëse këto llogari do t’ua prishë paraqitja e Rufi Osmanit në skenën politike, por si shembull se Ahmeti është faktor i rëndësishëm përmendin deklaratën e e ambasadorit amerikan Riker se SHBA mbështet Ali Ahmetin në veprimet e tij për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni tregon për rolin e liderit të BDI-së.
Duke u nisur nga ky aspekt, Ahmeti i çon porosi partnerit të tij të koalicionit se duhet të kihet parasysh mënyra se si vepron ai.
Jozyrtarisht mësohet se tentimi për t’i treguar muskuj njëri tjetrit ka lindur që më herët, ndërsa doli në shesh në momentin kur u përurua Zona e lirë ekonomike në Tetovë. Në këtë moment, Gruevski nuk pranoi të përkthehet fjalimi i tij edhe në gjuhën shqipe, që është gjuhë zyrtare në Tetovë. Pikërisht në këtë moment, mësohet se Ahmeti i urdhëroi ministrat e tij të mos flasin maqedonisht dhe këtu ndodhi fërkimi parë.
Në hapjen e sallës sportive në Sllupçan, Gruevski e zbuti qëndrimin duke lejar të përkthehet fjalimi shqip, kurse edhe shqiptarët folën maqedonisht.
Të gjithë këtë rrëmujë dhe këtë sjellje të Ali Ahmetit nuk kanë pranuar ta komentojnë brenda VMRO-DPMNE-së edhe pse pranojnë se nuk është diçka e zakonshme.
Nga BDI kanë pohuar se kryetari i tyre çdoherë do të dërgojë ftesa burrështetasve të njohur botëror pavarësisht se është lider partie. (lajm)
Shtuar më 06/07/2010, ora 18:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori