Ahmeti dhe Thaci sot ne Tirane
Albeu.com
Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti sot do të marrin pjesë në konferencën “Kosova dhe sfidat e saj pas pavarësisë", e cila mbahet nën patronatin e presidentit Shqiptar, Bamir Topi.
Thaçi dhe Ahmeti siç është njoftuar siç është lajmëruar do të mbajnë fjalime në këtë konferencë kushtur Kosovës. Menduh Thaçi do të mbajë fjalim me temë" Cdo të ndodhë pas pavarësisë së Kosovës" ndërsa tema e kumtesës së Ali Ahmetit është e papërcaktuar.

Në këtë konferecë është pjesëmarrës edhe një delegacion nga Kosova i përbërë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti. (ina)
Shtuar më 25/02/2008, ora 19:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori