Ahmeti akuzon Thacin per atentatin
Albeu.com
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe zv/ministri i Brendshëm në dorëheqje Refet Elmazi qëndrojnë pas atentatit tim në Rakovec të Tetovës, ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.Argumentet e deritanishme flasin se ata janë organizatorët e këtij atentati tha kreu i BDI-së.

"Tani të gjitha faktet flasin që zoti Thaçi është fajtor bashkë me zv/ministrin e Punëve të Brendshme. Unë e kamë përcjellë të gjithë situatën dhe prononcimet e tyre dhe nga të gjitha ato deklarata që ato akne bërë, del se vërtetë është përgatitur në mënyrën më profesionale që tani të humben edhe gjurmët. Argumentet të gjitha janë të qëndrueshme dhe ato i disponon hetuesia. Hetuesia nuk duhet të jetë nën presion të organeve politike qoftë zotit Thaçi apo zotit Elmazi”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ndërkohë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i hedh poshtë si të pabaza akuzat e Ahmetit. Në një deklaratë për TV Top Channel, Thaçi tha se nuk ka pasur kurrfarë atentati ndaj kryetarit të BDI-së

"S’ka pasur kurrfarë atentati, ka pasur dy çuna të cilët në mënyrë të padrejtë të parregullt kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me provokimin që ka bërë zoti Ahmeti dhe partia e tij në një fshat i cili është problematik për ata. Ka fshatra që janë problematik edhe për mua siç është Brodeci dhe Tanusha dhe unë nuk shkoj atje që ti provokoj njerëzit me forca me trup roje me lloj - lloj njerëzish rreth vetes. Sigurisht që nuk ka pasur kurrfarë krismash ndaj tij. Njerëzit që janë të implikuar në atë incidente shumë shpejtë janë arrestuar", u kundërpërgjigj Menduh Thaçi.

Kryetari i BDI-së Ahmeti u ka bërë thirrje organeve shtetërore të jenë në funksion të ruajtjes së paqes dhe pengimit të incidenteve parazgjedhore.

“Kërkojmë nga kryeministri në dorëheqje të ushtroj kontroll ndaj organeve të pushtetit të mos lejojmë akoma më tej kate të tilla siç ndodhën javën që lamë pas apo 10 ditët që i lamë pas. Ne kemi nevojë që me një qershor zgjedhjet të jenë të rregullta të jenë të lira pa ushtruar dhunë mbi qytetarët, por për këtë duhet angazhim serioz i shtetit dhe përgjegjësia çka do që ndodh bie mbi shtetin”, tha Ahmeti.

Nga fillimi i fushatës e deri më tani janë regjistruar incidente të shumta , kryesisht janë sulmuar shtabet zgjedhore të BDI-së në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa incidenti më I rënd ndodhi në Rakovec të Tetovës kur me armë zjarri u sulmua karvani I veturave të zyrtarëve të BDI-së në të cilin gjendej edhe kryetari Ahmeti. Ministria e Brendshme për këtë rast akuzoi dy persona Faruk Iljazin dhe Vullnet Xhelilin për të cilin BDI-pohon se është truproje e Menduh Thacit, gjë të cilën e mohon ky I fundit.


nga Bedri Rexhallari, Alsat-m
Shtuar më 27/05/2008, ora 23:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori