Ahmetaj: Sipërmarrësit kinezë e shohin Shqipërinë me interes për investime
Pëlqej
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Arben Ahmetaj shkruan se sipërmarrësit kinezë e shohin vendin tonë me shumë interes për investime.

“Takime intensive me sipërmarrës kinezë dhe interes i shprehur qartë për vendin.

Shqipëria, një destinacion ekonomik atraktiv në dyert e BE”, shkruan Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Një delegacion shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Kinë.

Rama shoqërohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori