Ahmetaj shpërthen ndaj Blushit: Ndaje mendjen me kë je, vjen si i majtë por akuzon si i djathtë
Vazhdojnë debatet në seancën parlamentare që po mbahet në Kuvend, ku ministry Ahmetaj sapo mori fjalën komentoi edhe njëher debatin Blushi-Braçe në nisje të Kuvendit.

“Debati mes tyre mu duk si një ndeshje mes Juventusit dhe një skuadre amatore”,- tha Ahmetaj duke iu drejtuar Blushit dhe duke i kërkuar të ndante mendjen dhe të tregonte nëse përfaqësonte një forcë të majtë, pasi në realitet, siç tha Ahmentaj, ai përdor tezat e PD.

“Si mund të vish ti si i majtë këtu? Trego kujt i përket. Po kërkon vijë ndarëse mes të majtës? Ok, por në finale tento të vësh një vijë ndarëse mes teje, partisë tënde, ku e fut edhe PD se del me tezat e PD qoftë në goditjet që i bën qeverisë, qoftë në ekonomi”.

Ministri i Ekonomisë Ahmetaj komentoi edhe protestën e opozitës e cila sot është në ditën e gjashtë të saj duke shtuar se demokratët janë aty ku para 6 vitesh vranë njerëz të pafajshëm.

“Kanë ngritur një çadër, çadrën e vetmisë së madhe aty ku kanë vrarë, janë kthyer tek vendi i krimit, aty ftojnë qytetarët të tregojnë shqetësimet ndaj një qeverie që s’ka shkop magjik, por e bëjnë për t’ju shmangur reformës në drejtësi. Ne e kemi të qartë drejtimin, ka çadra majtas dhe djathtas, udhëkryqi ekziston vetëm për ata që janë të paqartë se reforma në drejtësi është shtyllë për drejtësinë”,- tha ai.

Ben Blushi iu përgjigj komentit të Ahmetajt duke i thënë se nuk mund të mbrohet për 4 vjet duke përmendur Saliun. “Keni një argument kur mbroheni, ai është Saliu. Ju s’mund të mbroheni 4 vjet me Saliun, bën krahasime vetëm me Saliun”,-tha Blushi në replikë./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori