Ahmetaj premton rritje ekonomike pas dy vitesh
Pëlqej
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj garantoi sot se pas 2 vjetësh do të nisë rritja ekonomike e vendit. Në fjalën e tij gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Ahmetaj theksoi se qeveria do të arrijë me sukses rimëkëmbjen e ekonomisë.


“Është e vërtetë që ekonominë e gjetëm me keq seç e kishim menduar, nuk kam frikë ta pranojë këtë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë sakrifice do kalojmë por në krye të dy viteve do fillojë rritja ekonomike, do kemi financa dhe buxhet të shëndetshëm, pa kthim mbrapa” tha Ahmetaj.


Ministri Ahmetaj ripërsëriti angazhimin e qeverisë për të shlyer të gjitha borxhet që shteti i ka biznesit.



“Për ne është e qartë që ekonomia shqiptare nuk mund të rritet me borxhe. Kjo ekonomi nuk përfiton më aq shumë remitanca sa ka marrë dikur; as eksportet nuik janë aq të forta. Atëherë, ku do të referohemi për zhvillim? Do referohemi tek sipërmarrja, duke krijuar një klimë të re me njeri tjetrin ku të dyja palët të mbështesin njeri tjetrin. Ne do të vazhdojmë të zhbëjmë ato kontrata që janë firmosur në kundërshtim me interesat e publikut dhe të ligjit ndërsa, për të shmangur arbitraritetin, kompanitë shqiptare do të auditohen nga kompanitë e mëdha të kësaj fushe” tha Ahmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori